Përmbytjet, Rama në Lezhë: Me këto reshje as Parisi s’ka çfarë bën

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të dielë Lezhën për tu njohur nga afër me situatën e përmbytjeve në këtë zonë.

I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama theksoi se falë punës që është bërë nga autoritetet, dëmet e shkaktuara janë të pakta ndërkohë që niveli i reshjeve është 2 herë më i madh se në 2010.

“Për tej këtyre detajeve Lezha ka mbajtur shumë mirë. Nëse nuk do të ishte bërë gjithë kjo punë nuk do të ishin evakuuar rreth 40 familje, por shumë e më shumë. Niveli i reshjeve është 2 herë më i madh se në 2010, por gjëja me rëndësi është se kur vjen një intensitet i tillë reshjesh as Parisi nuk ka çfarë bën, por testi është të tërhiqet uji dhe të bëhet mbrojtja e banesave. Kujtojmë se në 2010 u mbushën, palestrat, konviktet dhe u bë hataja”, tha Rama.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, shtoi se puna ka vijuar çdo ditë për të shmangur katastrofat që mund të shkaktonin reshjet e dendura.

SHKARKO APP