Përmirësim i furnizimit me ujë, investim i rëndësishëm i UKT-së në katër rrugë të Tiranës

Vijon çdo ditë puna nga specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve për ‘përmirësimin e furnizimit me ujë të rrjetit në çdo cep të kryeqytetit.

Aktualisht në Tiranë, niveli i furnizimit me 24 orë ujë në ditë është 62%.

Këtë herë një investim i rëndësishëm po implementohet në bllokun e kufizuar nga rrugët “Robert Shvarc”, “Liman Kaba”, “Skënder Luarasi”, dhe “Hasan Alla” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj zone të njohur të kryeqytetit, siç është Komuna e Parisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investime nga ana e UKT-së kryhen çdo ditë për të realizuar një përmirësim tërësor të cilësisë së furnizimin me ujë në të gjithë Tiranën, duke përdorur materialet më bashkëkohore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?