Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër. Niveli i ujit në Obot 90 cm, por varkat vijojnë të jenë në terren

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë.

Nga monitorimi gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, është konstatuar rënie e niveleve të ujit në zonat e prekura nga përmbytjet.

Në zonën e Obotit, niveli i ujit ka rënë me rreth 10 cm. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore vijon të ketë prezencë uji rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë. Rruga mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse janë të pranishme edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë. Varkat vijojnë të jenë në terren për të garantuar transportin dhe ndihmën për banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Obot raportohet prezencë uji në oborret e disa banesave, por deri më tani nuk ka informacione për përmbytje brenda shtëpive.

Në Njësinë Administrative Dajç, konkretisht në zonën Urrelat–Shirq, niveli i ujit ka shënuar gjithashtu ulje rreth 10 cm. Vijon të ketë ujë në kanalet kulluese të tokave bujqësore, pa depërtuar në banesa.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e prekur nga uji është:

Dajç: 80 hektarë

Velipojë: 100 hektarë

Ana e Malit: 530 hektarë

Bërdicë: 50 hektarë

Në total, rreth 760 hektarë tokë bujqësore paraqiten me prezencë uji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?