Përndiqte dhe shantazhonte 20-vjeçaren, prangoset 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi kanë thyer masën e sigurisë. Sipas uniformave blu dy personat kanë qenë në masë sigurie “Arrest shtëpie” dhe janë larguar nga banesa.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. P., 25 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, është larguar nga vëndi i qëndrimit, dhe është konstatuar jashtë banese;

-U. Ç., 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë personale “Arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata, dhe është konstatuar jashtë banese,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, blutë e Tiranës kanë arrestuar një 57-vjeçar, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”  i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçarem,” njofton policia.

SHKARKO APP