Përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet 33-vjeçari vlonjat

Një 33-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi përndiqte ish-bashkëjetuesen e vet. Shtetasi S. H 33 vjeç akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme ndaj shtetases L.A.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë. U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A..
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale ” Dhuna në familje dhe ”Përndjekja.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?