FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 15-vjeçaren, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 15 vjeçare. I riu me inicialet D.S, ishte në arrest shtëpie për kultivim droge, ndërsa e thyente këtë masë sigurie duke përndjekur vajzën e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?