Përndiqte një grua, vihet në pranga 63-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin L.Z., 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Shërbimet e Postës së Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?