Përndjekje e dhunë ndaj ish-të dashurës, arrestohet laçiani

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Komisariati numër 2 në kryeqytet njofton se shtetasi A.K është arrestuar në rrugën “Myslim Shyri”, pasi ishte shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish  të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?