Përparim Spahiu: Me 40 milion euro mund të bënim Aeroportin e Vlorës

Në një prononcim për emisionin ‘Repolitix’ në ‘Report TV’, lidhur me çështjen e Unazës së Re së Tiranë, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu u shpreh se projekti i Bashkisë është një projekt i kushtueshëm në një situatë financiare jo të mirë që gjendet vendi.

Spahiu, ju thoni që duhet të kishte një transparencë përpara se të fillonte gara?

Do të ishte mirë që për një projekt të tillë kaq të rëndësishëm dhe kaq kostoz në një situatë të tillë financiare ku ndodhet vendi, të kishim më shumë transparencë. Ne marrim vesh që rruga do të ketë 11 korsi dhe në momentin që është vënë kryqi tek dera e banorëve që do të thotë që do shemben dhe arsyeja se përse këto shtëpi po shemben është sepse Unaza do të jetë me 11 korsi. Tani, po t’i hymë diskutimit teknik, unë mbrëmë pashë drejtorin e Rrugëve të zënë ngushtë se përse ky projekt kishte të tillë kosto dhe ku e merr guximin ky investitor që e bën projektin falas. Mund të kishim disa projekte që mund ta mendonim për 100 vitet e ardhshme. Gjithmonë jemi para faktit të kryer. Edhe kur ishim bashkë bëhej fakt i kryer, do të vish në Parlament, do votosh dhe mirupafshim. Kështu që kjo çështje është shumë e gjerë përsa u takon kostove është përgjegjësi i institucioneve përkatëse, ARRSH-së apo edhe Bashkisë së Tiranës që nesër pasnesër do t’u vijë dita për të dhënë llogari një më një për këto kosto. Ajo që diskutojmë këtu, pyetja që ngremë në gjithë këtë është nëse a është kjo zgjidhje më e mira që ne po diskutojmë? Pra, hedhim 40 milion euro në një rrugë të bërë, një rrugë që hapet me katër korsi, bëhet me njëmbëdhjetë dhe mbyllet prapë me katër. Pra, ndërkohë me kaq para ose mund të përparonim me pjesën përtej ‘Shqiponjës’ ose të bënim Aeroportin e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju mendoni që nuk është një zgjidhje e zgjuar të hedhësh 40 milionë euro në atë zonë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kjo do bëhej më herët dhe ne do e dinim se çfarë qeveria kërkonte të bënte, të jepte mendime, do ishim dakord të gjithë dhe të shkonte në parlament dhe ta votonim. Dhe me ligjet të ishte ok. Ja vlen që të bëhet një rrugë. Unë nuk jam i bindur personalisht. Gjithmonë e lidh me një situatë që Shqipëria nuk është Tirana, nuk është shfaqje, nuk është Viti i Ri. Në Shqipëri kanë nevoja edhe bujqësia, edhe aeroportet, edhe portet. Pra është një situatë që një investim i tillë quhet një investim luksi nga ana ime.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?