Përpiqet të fusë celularë në burg, arrestohet nëna e të dënuarit

Policia ka arrestuar një 41-vjeçare, e cila u përpoq që të fuste disa celularë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku djali i saj vuan dënimin.

Bëhet fjalë për 41-vjeçaren Liljana Toluli, banuese në Kamëz.

Ditën e djeshme, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë-Krujës, ka tentuar të fusë për djalin e saj, i cili vuante dënimin, 6 celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe. Toluli akuzohet për dhënie ndihme një të burgosuri për largim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?