Përplasen dy automjete në Maliq, mbeten të lënduar dy pasagjerët e një automjeti

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtemi në Korçë. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet paraprake raportohet se është plagosur lehtë pasagjerja në njërin nga mjetet e aksidentuara.

Ambulanca e ka shoqëruar për në spitalin e Korçës për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliq/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç.

Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?