Përplasen dy automjete, plagosen 5 persona në Durrës

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të Durrësit ku Altin Qokaj duke drejtuar mjetin tip Volsvagen me targa AA 839 GE është përplasur me mjetin tip Lançia me targa AA 116 HY me drejtues shtetasin M.Ç.  37 vjeç, banues në Durrës.

Policia informon se: Për pasojë janë aksidentuar  drejtuesi i mjetit tip Lançia dhe pasagjerët në mjetin e tij shtetasit F.K.  21 vjeç, dhe  F.C. 53 vjeç,  dhe pasagjerët në mjetin tip Vosvagen, shtetasit B.K. 33 vjeç dhe P.L. 59 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Nga testi i alkoolit të bërë shtetasit Altin Qokaj rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.74 mg/litër.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat  penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal. /Ora News/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?