Përplasen dy makina, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një aksident rrugor me viktima ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Balldren.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe në këtë ngjarje ka mbetur një person i vdekur dhe 3 të plagosur.

Burime nga policia thanë se në aksident janë përfshirë makinat Peugeot me targa AA 206 KN dhe një Audi me targa HY 04 HYF.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin. Syri.net

SHKARKO APP