Përplasen dy makina në fshatin Qerret i Vjetër, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Qerret i Vjetër, ky dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia bën me dije se për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe një nga pasagjerët. Dy të lënduarit janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin tjetër.

Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP