Përplasen dy makina në Korçë, plagosen nënë e bijë
Aktualitet E Enjte, 23 Shtator 2021 17:55
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin sotëm në qytetin e Korçës.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë shkollës greke dhe kanë mbetur të plagosura nënë e bijë.
Ato janë transportuar për në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësorë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

