Përplasen dy makina në qendër të Korçës, disa të plagosur
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 03:28
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona që ndodheshin në brendësi të automjeteve.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat aksidentit.
Në aksident është përfshirë një automjet tip “Mercedes- Benz” dhe një automjet tip Golf.

