Përplasen dy mjete në aksin Laç-Thumanë, një grua mbetet e lënduar
Aktualitet E Shtunë, 15 Tetor 2022 17:49
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin Laç-Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë Mamurrasit, ku një fuoristradë është përplasur me një autoveturë.
Për pasojë një grua rreth të 50-ave ka mbetur e lënduar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka detaje lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.
KOHA JONË SONDAZH

