Përplasen dy trena në Gjermani, deri tani 4 të vdekur, 150 plagosen

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Bavari të Gjermanisë.  Policia Federale nga vendi i ngjarjes konfirmon për 4 të vdekur dhe 150 të plagosur deri tani.

Përplasja ndodhi në Bad Aibling, një qytet  rreth 60 km në jug-lindje të Mynihut.

Sipas mediave gjermane, vagonët e njërit prej  trenave kanë dalë nga shinat duke u përmbysur.

Besohet se trenat janë përplasur kokë më kokë, teksa shërbimet emergjente me helikopterë  të shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Aksidenti me i rende- “Ky është aksidenti më i rëndë që ka ndodhur ndër vite në këtë rajon dhe shumë helikopterë ambulance dhe ekipe shpëtimi ndodhen në vendngjarje” ka thënë një zëdhënës I policisë Stefan Sonntag për Associated Press. Ai tha se dy trenat janë përplasur rreth orës 07:00 me orën lokale

Nisin hetimet- Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

Rrugët rreth vendit të ngjarjes janë mbyllur dhe linja hekurudhore është bllokuar.

SHKARKO APP