Përplasen makinat me maturantë, dy në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Zvërnecit, ky dy makina “Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën.

Sipas njoftimit të policisë nga ky aksident janë plagosur një 19-vjeçar, drejtuesi i një prej makinave dhe pasagjerja që ishte me të në makinë, 17-vjeçe.

Vajza ka mbërritur e plagosur në spitalin e Vlorës.

‘Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve’.

SHKARKO APP