Përplasen makinat në aksin Fushë Krujë- Milot, dy të plagosur rëndë

Dy makina janë përplasur në aksin Fushë Krujë- Milot. Sipas informacioneve të para flitet për dy të plagosur rëndë. Aksidenti u shënua paraditen e sotme.

Terreni i lagësht dhe shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet të jenë jenë bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve mëngjesin e sotëm. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Toyota me targa AA 995 GG dhe një mjet tip Benz me targa TR 9317 L.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?