Përplasen trajlerat, dy të plagosur në aksin Vorë-Fushë Krujë (Video)

Foto ilustruese

Dy drejtues mjetesh mbeten të lënduar, ndërsa lëvizja në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë u vështirësua pasditen e djeshme për pasojë të një aksidenti automobilistik.

Në aksident u përfshinë dy mjete trajlera të tonazhit të rëndë edhe një veturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë të aksidentit, në rrugë u krijua trafik i rënduar me radhën që shkoi në mbi 2 kilometra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të normalizuar situatën u desh ndërhyrja e policisë rrugore, ndërsa një grup ekspertësh kreu veprimet e para në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Ora News

Ora News - Përplasen trajlerat, dy të plagosur në aksin Vorë-Fushë Krujë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?