Përplaset avioni rus, 62 të vdekur asnjë i mbijetuar (Video)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nlqlRZmz5QU” width=”560″ height=”315″]

Një avion me pasagjerë është përplasur në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don duke vrarë 55 pasagjerët që ishin në bord dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, thonë zyrtarët.

FlyDubai Boeing 737-800 i cili ishte nisur nga Dubai, devijoi nga pista gjatë përpjekjes për tu ulur në 03:50 ditën e shtunë.

Nuk është e qartë çfarë e shkaktoi aksidentin por shikimi jo i qartë dhe erërat e forta konsiderohen si faktorë.

Gjithashtu ka patur raportime për një zjarr apo shpërthim në bord.

Raportimet thonë se avioni braktisi përpjekjen e parë për tu ulur dhe u rrotullua për dy orë para se të përplasej në përpjekjen e dytë.

Shumica e pasagjerëve në fluturimin FZ981 ishin rusë, u shpreh guvernatori rajonal.

Ndërkohë Reuters raporton tha se në listën e pasagjerëve ishin tre të huaj por kjo nuk është konfirmuar ende.

Një video tregon momentin e përplasjes së avionit.

SHKARKO APP