Përplaset makina e patrullës së policisë në Vlorë, plagoset efektivi (VIDEO)

Një makinë policie është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku”, ndërsa një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas të dhënave të para ka qenë një makinë tip ‘Hyundai’, e cila ka përplasur mjetin e policisë.

Nga përplasja makina e policisë është zhvendosur duke u përplasur me një tabelë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?