Përplaset me makinën e parkuar, në gjendje të rëndë 28-vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar është plagosur rëndë pasi u përplas me një automjet të parkuar në rrugë.

I riu me iniciale E.L., po udhëtonte në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” kur humbi  kontrollin e makinës dhe goditi një “Audi” të parkuar në anë të rrugës.

“28-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore,”-raporton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?