Përplaset për vdekje kalimtari, drejtuesi i makinës largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi pasditen e sotme, në orën 16:40.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, më konkretisht në unazën e qytetit.

Policia vendore sqaron se viktimë ka mbetur një 75-vjeçar, i cili u përlas nga një makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I moshuari mësohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen Polo”, pas aksidentit është larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?