Përplasi autobusin me nxënës, përfundon në pranga 36-vjeçari në Tiranë
Policia ka vënë në pranga 4 shtetas në Tiranë për shkelje të ndryshme, nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
Është arrestuar L. Z., 30 vjeç pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij. Në Kavajë është arrestuar I. S., 36 vjeç, pasi i jepte makinës në efektin e alkoolit.
Gjithashtu I. T., 27 vjeç u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kurse D. T., 36 vjeç, u arrestua pasi në Yzberisht, u përplas me një autobus me nxënës shkolle duke rrezikuar jetën e tyre.
Ndërsa A. H., 35 vjeç është proceduar penalisht pasi shiste mallra kontrabandë pa prerë faturë tatimore.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. S., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I. T., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, D. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Yzberisht, duke drejtuar mjetin është përplasur me një mjet autobus që transportonte nxënës shkolle, të cilët pas kontrollit mjekësor janë larguar në banesë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin A. H., 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin që ky shtetas administron, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të dyshuara kontrabandë, pa faturë tatimore.