Përplasi kokën në asfalt, ky është 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën
Kledis Gixhari është 18-vjeçari shqiptar i cili gjeti vdekjen rreth orës 03:30 të mëngjesit të ditës së djeshme në komunën Lamporecchio (Pistoia) Itali.
I riu po udhëtonte me një motoçikletë së bashku me një mikun e tij 20-vjeçar, kur ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përplasur kokën dhunshëm në asfalt.
20-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime serioze dhe është duke u kuruar në spital.
Policia ka bërë me dije se të rinjtë nuk e kanë patur vënë kaskën mbrojtëse, e cila mund t’i kishte shpëtuar jetën 18-vjeçarit shqiptar.
Ndërkohë një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

