Përplasi me makinë një qytetare, arrestohet 70-vjeçari në Peshkopi

Një 70-vjeçar ka përplasur me makinë tipi “Benz” një qytetare e cila ishte duke ecur në këmbë. Menjëherë pas aksidentit ajo përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Dibër/Aksidentoi një këmbësore, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, shtetasi I.H., 70 vjeç, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasen S.T., këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasit I.H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?