Përplasi një motor dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan

Një 62-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip “Benz” ka përplasur mbrëmjen e të dielës një motor në të cilin ndodheshin dy persona dhe është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. B., 45 vjeç, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjetin tip “Benz” që drejtonte 62-vjeçari, në momentin e aksidentit“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?