Përplasi një të moshuar me makinë, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ditën e djeshme ka përplasur me makinë një 75-vjeçar. Ky  i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.09.2022, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në qytetin e Korçës, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Q., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas në rrugën “Teli Samsuri”, në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., 75 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?