Përplasi për vdekje çiftin e të moshuarve në Maliq, arrestohet shoferi nga Elbasani

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje çiftin e të moshuarve mbrëmë në Maliq.

Sotir Nikolla 63 vjeç, banues në Elbasan mbrëmë në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht duke drejtuar mjetin tip “Benz” aksidentoi me pasojë vdekjen Sajmir Shahollin 70 vjeç dhe Vjollca Shahollin 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop.

Report Tv mësoi se këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët. Edhe pse janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Këtë vit kanë humbur jetën nga aksidentet një numër i lartë personash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?