Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, arrestohet shoferi 57-vjeçar!
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që iu mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe plagosi një tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Policia ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin N. R., rreth 57 vjeç, pasi aksidentoi tre fëmijët e mitur të moshës rreth 10 vjeç.
Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i mituri tjetër, që u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Po punohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, njoftojnë uniformat blu.
Njoftimi i Policise:
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

