Përplasi për vdekje një person në Berat, arrestohet 33-vjeçari

Policia ka mundur të identifikojë drejtuesin e mjetit tip “Opel”, i cili katër ditë më parë aksidentoi për vdekje një person në lagjen “Kombinat” të Beratit.

Ai është shtetasi me inicialet A.L., 33-vjeç, banues në Durrës, i cili është arrestuar nga efektivët e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?