Përplasi për vdekje taksistin dhe pasagjeren në autostradë, shoferi braktis Benz-in dhe zhduket/ Ja pamjet
Pamjet nga vendi i aksidentit
Një Benz me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme.
Policia e Durrësit dyshon se Benzi ka goditur taksine nga mbrapa dhe taksisti për të devijuar është futur në një karburant. Por, pasi ka ndodhur aksidenti që shkaktoi vdekjen e të personave në taksi, shoferi i Benzit është larguar dhe ndoshta, edhe të tjerë që kanë qënë me të.
Policia ka nisur hetimet për identitetin e pronarit të mjetit dhe shkaqet e braktisjes së mjetit në vendngjarje dhe të viktimave.
Pamjet nga vendi i aksidentit

KOHA JONË SONDAZH







