Përplasi policinë me makinë të blinduar, flet biznesmeni nga Elbasani
Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe RENEA janë në kërkim të biznesmenit dhe pronarit të tregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela.
Operacioni për kapjen e tij ka nisur pasi automjeti i regjistuar në emër të tij, goditi mbrëmjen e së Hënës, eskortën e policisë e cila kishte ndaluar në postobllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.
Por ai ka reaguar vetë për këtë ngjarje, duke thënë se nuk është në kërkim dhe se është paraqitur në komisariat. “Është lajm i rremë. Nuk isha i shpallur në kërkim, shkova në polici. Jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Natën e incidentit, tregu ishte i mbyllur. Roja i tregut nuk e hapi derën, më telefonoi mua”, ka deklaruar Çela.

