Përplasja Braçe-Balla, deputeti Petro Koçi: Propozimi i Erion Braçes ishte pozitiv

Në PS ka nsiur një përçarje mes Taulant Ballës dhe Erion Braçes. Deputeti i PS-së, Petro Koçi, thotë se nuk ka ndodhur ndonjë sherr mes dy deputetëve, por vetëm një prononcim në të cilin Braçe mbron propozimin e tij. Sipas Koçit do të ishte mirë që çështja të zgjidhej brenda grupit pa u çuar në seancë.

”Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria.

Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, dukej zgjidhur brenda grupit. Brace s’e ka lënë mandatin. Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale”,-tha në ”EuroNews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?