Përplasja e parë Rama-Basha në Kuvend! Kreu i PD: Kanë vdekur 16 mijë persona nga COVID
Aktualitet E Enjte, 16 Shtator 2021 12:05
Në fund të fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Rama foli për përballjen e vendit me COVID-19, ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha ka ndërhyrë nga vendi.
Ndërsa Rama theksoi se vendi nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë, Basha i kujtoi sipas tij numrin e vërtetë të viktimave, 16 mijë.
Akuzat nga vendi e Bashës detyroi edhe kryeparlamentaren Nikolla që të ndërhynte duke kërkuar qetësi.