Përplasja fizike në seancë, deputeti i PS, Vullnet Sinaj pyetet nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i cili u përfshi në një përplasje fizike me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati të hënën në Kuvend.

Sipas News 24, deputeti Sinaj është shprehur se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj.

SHKARKO APP