Përplasja me armë në Durrës, shpallen në kërkim 2 persona
Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 17 Durrës.
Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasëve E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta, kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.
Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

