Përplasja me armë në Tiranë, gazetarja tregon tmerrin: Rrugët u mbushën me gjak
Një përplasje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure, në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur në një pikë bastesh, pak pas përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit Botëror.
Nga përplasja me armë kanë mbetur edhe tre persona të plagosur.
Gazetarja e “News 24”, Doriana Bezat ka shkuar në vendngjarje ku ka raportuar live.
Por gjithë sa ka parë, ajo e ka përmbledhur me disa fjalë dhe një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
“Kjo këtu jam unë. Në rrugën përballë meje ndodhi një luftë e vërtetë. U zbrazën karikatorët e plumbat mbushën rrugën. Gjaku po ashtu. Unë aty. Krimi përballë. Policia? Hiçgjëkundi!”, shkruan gazetarja.
KOHA JONË SONDAZH

