”Përplasja” me Peleshin, Ademi: I kërkova të mos bënte politikë, janë shkaktuar 3.5 miliardë dëme
Bashkia Shkodër i kërkon qeverisë shpalljen e Emergjencës së Fatkeqësisë Natyrore, pasi sipas saj ka një rritje të ujit mbi nivelin e pranueshëm. Duke folur për përplasjen me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ditën e sotme në zonën e Dajçit, kryetarja Voltana Ademi tha se ministrat nuk kanë nevojë të bëjnë politikë e të vijnë me këpucë lustrafine, por të kryejnë ndërhyrje konkrete. Po ashtu më tej kryebashkiakia demokrate shtoi se ka bërë një kërkesë ligjore, duke nënvizuar se deri tani janë 3.5 miliardë të vjetra dëme në terren, për shkak të përmbytjeve.
”Kam tre ditë që kërkoj shpalljen e Emergjencës të Fatkeqësisë Natyrore Lokale në dy njësi Administrative rrezikojmë edhe një pjesë të Livadhevë në qytettin e Shkodrës. Kemi një rritje mbi nivelin e pranueshëm dhe shkojmë drejt rritjes së ekstremit të rrezikut shumë të madh. Aktualisht jemi në situatën e rrezikut të vitit 2018. Të mos vijnë këtu me këpucë lustrafinë, por me investime për të ndërhyrë.
Aktualisht po e përballojmë me forcat tona. Ne parashikojmë edhe që situata të përkeqësohet. Kjo do të kërkojë pa diskutim instrumente financiarë. Ajo që kemi ne është e pamjaftueshme. Kërkesa ime është kërkesë ligjore. Ne deri në këto momente kalojmë 3.5 miliard lekë të vjetra dëme. Ne e njohim territorin dhe e dimë se sa hektarë kemi nën ujë dhe të dëmtuara.
I kërkova Ministrit sot të mos bënte politikë. Unë nuk kam nevojë të pyes asnjë për të vepruar me fondin tonë të emergjencës por është e pamundur të mbulojmë kompetencat që ka Qeveria. Ne menaxhojmë kompetencat tona. Argjentinaturën që e kishim sot është një hall shumë i madh dhe mendoj se nuk ka rrezik më të madh. Edhe koncetrata që sollën sot nuk mjafton as për një familje në Dajç. Duhet të flasim për masa të menjëhershme. Vetëm për dy orë janë shkaktuar 10 milionë lekë të vjetra dëm”,-tha Ademi për ”Report tv”.