Përplasja me policinë, “arrest me burg” vëllezërve

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë për dy vëllezërit që sulmuan policin në Shëngjin fundjavën e kaluar. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në Shëngjin, kur vëllezërit kundërshtuan punonjësin e policisë, me të cilin më pas u përleshën fizikisht.

Shtetasit Blerti Kola iu dha masa e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Lezhës, ndërkohë që të njëjtën masë mori në mungesë edhe vëllai i tij Daniel Kola, i shpallur në kërkim nga policia.  Gjykata e Lezhës vendosi pezullimin nga detyra të efektivit të policisë, A.B, i cili u përlesh fizikisht me vëllezërit Kola.

Në pamjet filmike të marra nga disa biznese, vëllezërit Kola shfaqen teksa godasin efektivin në detyrë, ndërsa ky i fundit përgjigjet në të njejtën mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?