Përplasja me SHBA-në, Bejko: Berisha të distancohet nga PD-ja

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, pati një reagim ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila para disa ditësh kërkoi që Sali Berisha të mos ishte pjesë e Parlamentit të ri, ku tha se kërcënimet me bar i përdorte Enver Hoxha dhe albanofobët e pandreqshëm.

Ish-kandidati i PD për deputet, Roland Bejko thotë se Partia Demokratike është një situatë shumë të vështirë dhe sipas tij, kjo forcë politike do të kalojë në një periudhë izolimi. Po ashtu Bejko thotë se qëndrimi i Berishës në PD do të ketë shumë të madhe për këtë forcë politike. Sipas tij PD do të konsiderohet e izoluar nga faktori ndërkombëtarë e sidomos nga SHBA-ja.

“PD natyrisht që ndodhet në një situatë shumë të vështirë, madje, madje siç po shoh se si percipitojnë gjërat, megjithëse nuk kam pasur këtë pritshmëri para disa ditësh, më duket sikur PD do të kalojë në një periudhë izolimi. Duke u nisur nga fakti që lideri i saj historik Z.Berisha e ka drejtuar PD prej shumë vitesh dhe ka qenë President dhe Kryeministër i Shqipërisë , si drejtues i PD, bënë që vëmendja të jetë më e madhe për PD por them që do e fus PD në pozicion shumë të vështirë. Kam pritur gjatë gjithë kësaj kohe që të dalë Berisha duhet të ndahet nga politikani Berisha”.

 

SHKARKO APP