Përplasja në ish-Bllok, gazetari: Zanafillën e ka në Holandë

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin ‘Monopol’ në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. I ftuar në studion e ”45 minuta”, ai tha se zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka nisur në Holandë.

“Ka një personazh të ri në këtë ngjarje, është një personazh me background, Eldi Dizdari. Nuk është pa histori. Janë histori që njihet për trafikun e narkotikëve të fortë. Njësoj si në Vlorë, që janë të njëjtët që vijnë nga Belgjika, përplasen më pas këtu në Shqipëri. Zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka filluar në Holandë. Kjo dëshmon që ngjarja nuk është rastësore. S’është histori banale. Ka një përfshirë të agjencive ligjzbatuese. Është përfshirë ambasada Amerikane që përmend emrin e Martinajt. Ndërhyrja e ambasadës është që të gjithë ata që po merren me këtë histori, prokurorët dhe gjyqtarët janë nën monitorim”, tha Hoxha.

Gazetari u shpreh gjithashtu se ka shumë të interesuar që biznesmeni Ervis Martinaj të qëndrojë brenda në burg, dhe kjo sipas tij shihet nga hetimet. “Historia nuk u mbyll në 4 tetor, në 4 tetor filloi. Është parë një angazhim i madh i prokurorisë. Është zbërthyer telefoni i Martinajt. Po bëhet pengimi i daljes së tij nga burgu”, tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?