Përplasja në Komision, Veliaj: Garda mbronte qytetarët nga deputetët
Në Komisionin e Medias dhe të Edukimit, para një jave PD u ”përplas” me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa sot, teksa zhvilloi një takim me artistë dhe me arkitektë për Teatrin Kombëtar, Veliaj iu rikthye edhe një herë situatës.
Ai u shpreh se situata e krijuar atje, detyroi Gardën të mbronte qytetarët nga deputetët. “Ndeshjet trup më trup nuk i shkojnë demokracisë në vitin 2018”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, më tej u shpreh se po kërkojmë më të mirën për një gjeneratë që është përtej artistëve dhe urbanistëve.
“Kemi një lëvizje që po synohet të kemi një teatër të ri dhe të pacenuar në territorin e tij”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

