Përplasja për teatrin, Majko: Ramës i dorëzova dorëheqjen si ministër

Për herë të parë, ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka pranuar se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pas përplasjes për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në intervistën në emisionin ”A”, në News 24, ministri i Diasporës, theksoi se dorëzoi dorëheqjen si ministër por ishin fjalët e thëna si mik nga Rama që e bënë të qëndrojë në zyrë.

”Unë të nesërmen i dorëzova dorëheqjen. Unë nuk kisha ndërmend të mos e pranoja refuzimin e tij por ishin disa fjalë të thëna nga Edi, që unë e kam mik”, tha Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri nuk pranoi të tregonte se çfarë debatoi me Ramën brenda sallës së Kuvendit, ditën kur u votua për shembjen e teatrin, për shkak të një ”kontrate”. ”Kam një kontratë me kryeministrin që nuk duhet të bëj më shumë interesantin se sa duhet”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?