Përplasja për Tepelenën/ Tërmet Peçi i kundërpërgjigjet Tritan Shehut
Pak orë pasi deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu reagoi lidhur me projektin e qeverisë në 3D për By Pass-in e Tepelenës, i cili mes ironisë i sugjeroi Ramës që të pyesë kryebashkiakun Tërmet Peçin se si po ecën kultivimi i kanabisit në Vlorë dhe Tepelenë, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të Tepelenës.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tërmet Peçi shprehet se deputeti demokrat vetëm përmes rrjeteve sociale bën trimin.
Reagimi i plotë i Tërmet Peçit
E di e gjithe bota qe une e dua shume Tritan Shehun! E dua vertete se eshte njeri i mire po i dobet. Si mbajne gjunjet fare dhe trimin e ben vetem nga larg ne fejsbuk. Po ka te miren qe sy me sy ta thote mos ma ver re se keshtu e ka politika dhe qesh pa te keq! E dua shejtanin se ka kaluar momente te veshtira publicitare kur plasi prasi sheshit andej nga Lushnja! Prandaj dhe si’a ve re qe inatin e prasit real te Myzeqese se djeshme ia nxjerr kanabisit imagjinar te Laberise se sotme! Po me shume se per te tera te tjerat e dua Tritanin, se na ndihmon shume ne votime. Na e ben me te lehte korrjen me rendimente te larta te fitoreve ne qarkun e Gjirokastres. Se ne Tepelene dihet puna, prasin e hane lopet! Tritan jepi flori, bjeru puneve te Edi Rames per Tepelenen nga fejsbuku se keshtu e ka politika. Ti me pras e ne me vota!
KOHA JONË SONDAZH

