Përplasja tek ”Unaza e Re”, Veliu: 4 policë të plagosur
Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes me banorët e Astirit te Unaza e Re. Siç bën me dije policia “gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH”.
Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.
KOHA JONË SONDAZH

