Përplasje dhe incidente me molotovë në protestën e opozitës, 4 persona përfundojnë në pranga

Katër persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet. Gjatë tubimit u shënuan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në drejtim të policisë u hodhën mjete piroteknike dhe molotovë.

Situata u përshkallëzua në disa momente, duke sjellë ndërhyrjen e efektivëve për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur rendin. Gjatë incidenteve u sulmua edhe banesa e ish-diktatorit Enver Hoxha, ku u raportuan dëmtime materiale.

Policia bëri të ditur se po vijon identifikimi i personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës, ndërsa katër të arrestuarit akuzohen për prishje të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?