Përplasje e dhunshme për shtëpitë mes policisë e banorëve të Tiranës
Dhjetra policë me skafandra dhe mburoja kanë larguar me forcë disa gra tek Bregu i Lumit, që i kishin zënë rrugën fadromave për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre. “O vdekje, o liri! Nuk ka rrugë tjetër për ne”.
Ndërkohë që fadroma është ndezur dhe ka bërë përpara, gratë kanë vazhduar t’i presin rrugën të shtyra nga Policia, ndërkohë burrat dhe djemtë e tyre kanë hipur mbi çatitë e shtëpive që do të shemben. “Ai kryeministër, ai horr! Nëse ka Zot…!
Banorët nuk lejojnë veprimin e fadromave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë në mbështetje të tyre. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u bëri thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm. “Edi Rama të teheqë policinë. Edi Rama po dhunon gratë, vajzat dhe fëmijët për interes të oligarkise. Edi Rama shemb shtëpitë e të varfërve dhe defrehet në sofrat e oligarkisë. Qeveria të procedojë sipas ligjit, i ka nxjerr vlerën e shpronesimit dhe t’u japë paratËe banorëve”,- tha përfaqësuesi i LSI.
Banorët e Astirit janë nisur në mbështetje të atyre të Bregut të Lumit. Por tre grupe forcash policie i kanë dalë përpara protestuesve të Astirit për të mos lejuar që ata t’i bashkohen banorëve të Bregut të Lumit, që po përleshen me Policinë për të ndalur shembjen e shtëpive të tyre. Banorët e Bregut të Lumit janë vendosur përpara fadromave, kryesisht gra dhe fëmijë, kurse të tjerë kanë hipur mbi çatitë e shtëpive duke pritur që policët të largohen.
Alibeaj: Përballje dhëmb për dhëmb
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është bashkuar protestës së banorëve të Bregut të Lumit që kundërshtojnë prishjen e banesave për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Ablibej tha se me ‘bandat’ duhet të përballen vetëm dhëmbë për dhëmb. Kjo mënyrë, sipas tij, funksionoi me banorët e Astrit dhe do funksionojë edhe me banorët e Bregut të Lumit.
“Ju mendoni se bandat njohin orar zyrtar? Bandave dhëmb për dhëmb. Dy duar për një kokë. Kjo është e vetmja zgjidhje dhe që funksionon. Funksionoi tek Astiri, do funksionojë këtu dhe për gjithë shqiptarët”.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/577438379429158/